“Jo në emrin tim!”/ Diaspora shqiptare ngrihet në Cyrih kundër vendimit të Speciales

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2026, 16:19

Shqiptarët në diasporë kanë dalë këtë të shtunë në Helvetiaplatz të Cyrihut, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, protestuesit i janë bashkuar tubimit me moton “Jo në emrin tim!”, duke kundërshtuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tubimi është organizuar nga një grup të rinjsh shqiptarë në Zvicër dhe, sipas organizatorëve, është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut.

Protesta në Cyrih vjen pas tubimeve të zhvilluara në Kosovë dhe mobilizimit të diasporës shqiptare edhe në qytete të tjera europiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit