Trajneri Maran e la jashtë Kombëtares, Jasir Asani: Historia nuk harrohet kurrë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2026, 15:38

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës, vendim që duket se nuk është pritur mirë nga vetë Asani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, 30-vjeçari ka publikuar disa fjali të shkurtra, por që lënë të kuptohet pakënaqësia e tij për mosgrumbullimin.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani.

Ky është grumbullimi i dytë radhazi ku trajneri Maran vendos të mos e përfshijë sulmuesin, i cili u bë një prej protagonistëve të Shqipërisë gjatë kualifikueseve të Euro 2024.

Asani e ka nisur sezonin në Iran me 4 gola dhe 2 asistime me fanellën e Esteghlal, por performancat e tij nuk kanë mjaftuar për të siguruar një vend në listën e Kombëtares.

Në këtë grumbullim, Maran ka lënë jashtë gjithashtu edhe Armando Brojën dhe Nedim Bajramin, duke sjellë disa ndryshime në repartin ofensiv të skuadrës kuqezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit