Burrë e grua aksidentohen dhe bllokohen në makinë, dy të rinjtë i shpëtojnë dhe nxjerrin jashtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2026, 14:36

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në Belsh.

Sipas dëshmisë së një qytetari, drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar një aksident dhe makina pasi është përplasur disa herë ka përfunduar në një fushë me bar.

Çifti ka mbetur i plagosur dhe për fat të mirë qytetari që ishte dëshmitar së bashku me një shok të tij, kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë dy personat nga automjeti.

Unë dhe shoku im i kemi nxjerrë nga makina. Kishte shumë njerëz ku kërkonin ndihmë, por askush nuk ndaloi”, është shprehur qytetari.

Më pas dy të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që edhe vetë dy qytetarët që i erdhën në ndihmë janë lënduar për shkak të terrenit të vështirë.

Për momentin ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe gjendja e të plagosurve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit