Rrushi, arushi i Torovicës gjen zgjidhjen për ditët e nxehta të shtatorit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2026, 14:04

Vapa e pazakontë e këtyre ditëve të shtatorit, me temperaturat që kanë arritur deri në 37°C, nuk po i lë indiferentë as banorët e pyllit.

“Rrushi”, ariu i Torovicës, duket se e ka gjetur mënyrën perfekte për t’u përballur me temperaturat e larta. Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ, ai shihet duke u larë dhe duke u freskuar në ujë, duke shijuar momentet e qetësisë në mes të vapës.

Një pamje që të sjell buzëqeshjen, teksa Rrushi duket krejt i qetë dhe pa asnjë shqetësim, duke shijuar freskinë e ujit në këto ditë që më shumë ngjajnë me mesverën sesa me shtatorin.

Kur termometri shkon në 37°C, Rrushi e di fare mirë se ku duhet të jetë: në ujë, duke u freskuar dhe duke shijuar jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit