Nga rafti i Big Market te konsumatori, vezët Ovital dalin të prishura

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2026, 13:26

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë dhe kontrollin e produkteve ushqimore që përfundojnë në tryezat e konsumatorëve.

Sipas denoncimit, vezët e markës Ovital janë blerë në një pikë të Big Market, por pas blerjes janë konstatuar të prishura dhe me pupla, siç duket edhe në pamjet e dërguara në redaksi.

“Ja si vijnë vezët Ovital tek klientët. Janë blerë në Big Market dhe janë të prishura dhe me pupla”, shkruan qytetari.

Rasti ngre një pyetje të drejtpërdrejtë si për Big Market, ashtu edhe për kompaninë që tregton produktin: si është e mundur që një produkt ushqimor të përfundojë te konsumatori në një gjendje të tillë?

Konsumatori paguan për një produkt që duhet të plotësojë kushtet bazë të sigurisë dhe cilësisë, ndaj raste të tilla nuk mund të kalojnë thjesht si një problem i zakonshëm i blerjeve.

Big Market dhe Ovital duhet të japin një shpjegim për këtë rast dhe të sqarojnë se si kontrollohet cilësia dhe gjendja e vezëve përpara se ato të dalin në shitje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit