Protesta vazhdon edhe sonte në Prishtinë, “Liria ka Emër”: Shihemi n’21:00 n’shesh!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2026, 13:12

Protestat kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së do të vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00.

Protesta e sotme është e katërta natë radhazi në kryeqytet pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Organizatorët kanë përcjellë një thirrje të shkurtër për qytetarët:

“Shihemi n’21:00 n’shesh!”

Edhe gjatë tri netëve të kaluara, qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe për të kundërshtuar vendimin e Speciales.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit