Kërkesat për mbylljen e Gjykatës Speciale, vjen përgjigjja nga Haga

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2026, 10:55

Thirrjet për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë, të shtuara pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë marrë një përgjigje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Institucioni ka bërë të qartë se mandati i tij nuk përfundon me kërkesa apo deklarata politike, por vijon sipas procedurave të përcaktuara në kuadrin ligjor të Gjykatës Speciale.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka sqaruar se mandati vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe çdo procedurë që buron prej tyre. Pra, përfundimi i mandatit lidhet me mbylljen e proceseve përkatëse dhe jo me kërkesat për shpërbërjen e institucionit.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pasi hetimet dhe procedurat të kenë përfunduar, është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që njofton zyrtarisht institucionet e Kosovës. “Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, thuhet në përgjigjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit