Pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve, nis beteja në Apel: Specialja tregon afatin 30-ditor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2026, 21:38

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja juridike në Hagë nuk ka përfunduar.

Çështja pritet të kalojë në shkallën e dytë, pasi ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar apelimin e vendimit.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara i shpalli fajtorë të katër ish-krerët e UÇK-së për disa krime lufte, duke dënuar Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë të ditur se do ta kundërshtojë aktgjykimin në Apel. Kryembrojtësi i tij, Luka Mishetiq, ka deklaruar:

“Mbrojtja do ta paraqesë zyrtarisht njoftimin për Apel, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”. Edhe ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë paralajmëruar kundërshtimin e vendimit në shkallën e dytë.

Procedura e Apelit nis me paraqitjen e njoftimit për apel. Pas kësaj, pala që apelon ka 60 ditë për të dorëzuar parashtresën e plotë me argumentet dhe bazat juridike të kundërshtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit