Aksident i rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2026, 18:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Skraparit, ku një foshnjë vetëm 1 vjeç ka pësuar dëmtime të rënda në dorë pasi dyshohet se është aksidentuar me një grirëse mishi.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, për shkak të plagëve dhe nevojës urgjente për ndërhyrje të specializuar, vogëlushi u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sipas burimeve spitalore nga Tirana, foshnja është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërsa fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit