Pas publikimit në JOQ, nënë Liliana shtrohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.09.2026, 17:33

Rasti i Liljanës, gruas që prej rreth dy muajsh kërkonte ndihmë në qendër të Elbasanit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, nuk kaloi pa u dëgjuar.

Pas publikimit të denoncimit në JOQ Albania, ku u bë publike situata e rënduar e Liljanës dhe infeksioni i dukshëm në zonën e syrit, ka ardhur reagimi dhe ndihma që ajo kishte nevojë të merrte.

Liljana kishte treguar se nuk kishte mundësi financiare për t’u kuruar dhe se kishte kërkuar ndihmë, por nuk kishte arritur të merrte trajtimin e nevojshëm. Rasti i saj preku shumë qytetarë dhe, pas publikimit në JOQ, situata ndryshoi.

Ky është edhe një tjetër rast ku një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ nuk mbeti thjesht një lajm. Problemi u bë publik, mori vëmendjen e duhur dhe në fund u dha një zgjidhje një gruaje që kishte mbetur prej kohësh në mëshirë të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit