29-vjeçari pranon se kreu marrëdhënie me vajzën 12-vjeçare të dajës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.09.2026, 16:47

“Kemi kryer marrëdhënie seksuale, ka qenë dëshira e të dyve”, kështu 29-vjeçari justifikohet pas arrestimit për abuzimin e 12-vjeçares

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku dy persona janë arrestuar pasi dyshohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi” me një të mitur.

Sipas të dhënave të publikuara në media, ngjarja është zbuluar pasi 12-vjeçarja kishte shpërndarë foto dhe video intime me shoqet e saj, të cilat më pas nisën të qarkullonin mes nxënësve. Për shkak të bullizimit që po përjetonte, e mitura iu drejtua psikologes, mësueses dhe drejtorit të shkollës, duke rrëfyer situatën.

Gjatë bisedave me stafin e shkollës, 12-vjeçarja ka treguar edhe për marrëdhëniet që kishte pasur me persona të afërt të familjes, çka më pas çoi në zbardhjen e ngjarjes dhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Mes personave të arrestuar është edhe 29-vjeçari me inicialet K.B., djali i hallës së të miturës. Sipas të dhënave të bëra publike, ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, por është mbrojtur duke pretenduar se marrëdhënia ka qenë me dëshirën e të dyve.

Ndërkohë, është sqaruar se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie treshe mes të miturës dhe dy personave të arrestuar. Sipas dëshmive të bëra publike, marrëdhënia mes 12-vjeçares dhe kushëririt të saj ka ndodhur veçmas nga ajo me personin tjetër të përfshirë në dosje.

Dy të arrestuarit vijojnë të jenë në pranga, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur masa e sigurisë ndaj tyre. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit