Në Fushë-Krujë, rregullat e qarkullimit duket se janë lënë mënjanë. Një kamion i ngarkuar është futur në korsinë e kundërt dhe ka kryer parakalim pikërisht aty ku vijat e pandërprera e ndalojnë një manovër të tillë.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ tregojnë qartë manovrën e rrezikshme të drejtuesit të kamionit, i cili nuk ka ngurruar të sfidojë sinjalistikën edhe me një mjet të rëndë e të ngarkuar.
Një parakalim i tillë nuk është thjesht shkelje e rregullave, por një rrezik i drejtpërdrejtë për këdo që mund të jetë duke ardhur përballë. Në një aks me qarkullim të lartë, një manovër e gabuar mund të kushtojë jetë.
Vijat e pandërprera janë vendosur për të parandaluar përplasjet, jo për t'u kaluar sa herë që dikush ka nxitim.