Shoferin maqedonas e zë gjumi në timon, plagosen grua dhe fëmijë në Elbasan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2026, 14:51

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Mjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës, por dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, një grua dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit