25-vjeçari në Shkodër rrëshqet aksidentalisht në një lokal, dëmtohet në kokë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2026, 14:34

Një 25-vjeçar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi u rrëzua aksidentalisht në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur i riu, me inicialet M. Ll., dyshohet se ka rrëshqitur dhe është dëmtuar në kokë.

Pas incidentit, 25-vjeçari ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por për shkak të dëmtimeve është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur rrëzimi në ambientet e lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit