Shqiptari denoncon mashtrimin në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2026, 13:52

Një shqiptar që ndodhet në Athinë ka denoncuar publikisht një person, të cilin e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar pajisjen me dokumente greke. Sipas dëshmisë së tij, ai i ka dhënë personit në fjalë rreth 2,700 euro, një pjesë me para në dorë dhe një pagesë prej 200 eurosh përmes MoneyGram, ndërsa disponon edhe faturën e pagesës, mesazhe dhe regjistrime telefonike që, sipas tij, dokumentojnë komunikimet mes tyre. Ai pretendon se pas 11 muajsh pritjeje, kur shkoi për procedurat e dokumenteve, u përball me policinë dhe mësoi se ndaj tij kishte nisur një procedurë për falsifikim dokumentesh.

Sipas rrëfimit, shqiptari pretendon se personi që i kishte premtuar dokumentet i kishte falsifikuar të dhënat dhe madje kishte vendosur një adresë emaili të rreme në dokumentacion. Ai thotë se është thirrur për gjyq më 23 prill 2026, ndërsa aktualisht qëndron në Athinë te miqtë, nga frika se mund të arrestohet dhe dëbohet nga Greqia. Sipas tij, autoritetet greke i kanë vendosur edhe një ndalim 5-vjeçar për pajisjen me dokumente në Greqi. Ai kërkon ndihmë ligjore për të provuar se nuk ka qenë falsifikuesi, por viktimë e mashtrimit.

Përmes denoncimit të tij, ai u bën thirrje edhe personave të tjerë që pretendojnë se janë mashtruar nga i njëjti person që të bëhen pjesë e denoncimit. Ai thotë se disponon materiale që mund të ndihmojnë në dokumentimin e rastit dhe kërkon një avokat shqiptar në Greqi që ta ndihmojë në proces, pasi nuk ka mundësi të përballojë kostot e larta të përfaqësimit ligjor. Ai ka kërkuar që historia e tij të publikohet me zë të ndryshuar dhe pa identitet të plotë, për shkak të frikës për sigurinë e tij dhe familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit