Këto janë katër kërkesat e protestuesve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2026, 13:34

Në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së u lexuan katër kërkesat e protestuesve, për të cilat thanë se ka përgjegjësi edhe për qeveritarët edhe për presidencën.

Në mes tyre ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë: “Çka është një ministër pa popullin? Popullin nuk e keni mbrapa. Duhet të largoheni”.

Kërkesat e lexuara:

Kërkesa nr.1: Shfuqizim ose ndryshim i ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa nr.2: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla

Kërkesa nr.3: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që u duhet krerëve të UÇK-së dhe kombit tonë

Kërkesa nr.4: Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit