Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi, do na gjykojë historia

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.09.2026, 13:25

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të përpjekjeve për drejtësi pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur në protestë, Krasniqi tha se vendimi i Gjykatës nuk duhet parë vetëm si një çështje që prek katër persona, por si një zhvillim që, sipas tij, lidhet edhe me historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen ndaj familjeve të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa theksoi se lufta e UÇK-së, në këndvështrimin e tij, ishte një përpjekje për liri dhe dinjitet.

Krasniqi u shpreh se përballë situatës së krijuar nuk duhet të ketë dorëzim, duke theksuar se qëndrimet e shoqërisë ndaj kësaj çështjeje do të gjykohen edhe nga brezat e ardhshëm.

Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Altin Krasniqi iu drejtua shqiptarëve dhe partive politike me një apel për të lënë mënjanë përplasjet politike dhe për t’u bashkuar rreth kërkesës për drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit