Roboti kërcen valle shqiptare në Dubai

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2026, 10:51

Një robot humanoid është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në Dubai, teksa është përfshirë në një valle shqiptare. I veshur me flamurin kuqezi, roboti shihet duke tentuar të ndjekë lëvizjet tradicionale, ndërsa përballë tij një shqiptar i tregon hapat e valles.

Pamjet e publikuara nga Euro Zelna tregojnë robotin me krahët e ngritur dhe duke imituar lëvizjet e partnerit të tij. Përpjekja e tij për të ndjekur ritmin krijon një skenë të veçantë, ku tradita shqiptare takohet me teknologjinë moderne.

Me rrokaqiejt e Dubait në sfond, videoja sjell një pamje krejt të veçantë, një robot humanoid duke mësuar vallen shqiptare në një nga qytetet më moderne të botës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit