Banorët e apartamenteve të rindërtimit në Durrës prej dy ditësh pa ujë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2026, 09:50

Banorët e apartamenteve të reja të rindërtimit në zonën pranë Universitetit në Durrës kanë mbetur prej dy ditësh pa ujë të pijshëm, sipas një shqetësimi të përcjellë nga një qytetare.

Sipas saj, banorët kanë kontaktuar Ujësjellësin, por përgjigjja që kanë marrë është se duhet të kontrollojnë depozitën e ujit. Problemi, shprehet qytetarja, është se banorët nuk dinë se ku ndodhet depozita qendrore dhe, për rrjedhojë, nuk kanë mundësi të ndërhyjnë apo të gjejnë një zgjidhje.

Jemi dy ditë pa ujë. Marrim Ujësjellësin dhe na thonë të shikojmë depozitën, por se ku ta gjejmë depozitën qendrore nuk dihet. Kemi ngelur pa zgjidhje dhe nuk dimë ku të ankohemi”, shprehet ajo.

Qytetarja apelon ndaj Bashkisë së Durrësit dhe institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë situatën dhe të marrin masa për rikthimin e furnizimit me ujë.

Ajo thotë se situata është veçanërisht e vështirë për banorët e moshuar, duke treguar se ka parë persona në moshë të thyer që detyrohen të ngjisin bidona me ujë deri në katin e katërt.

Banorët presin një ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për të evidentuar shkakun e mungesës së ujit dhe për të rikthyer furnizimin sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit