Gjendet pa shenja jete një person në “Bregun e Diellit”, Policia nis hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2026, 09:13

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rreth orës 08:00 autoritetet kanë marrë informacion për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku”. Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore e ekzaminimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit