Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar prerjen e pemëve në zonën pyjore të fshatit Nishicë, Bashkia Çorovodë.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen trungje pemësh të prera, degë të shpërndara në tokë dhe një zonë e dëmtuar pyjore.
Sipas denoncuesit, prerja e pyllit po kryhet me mjete të rënda dhe po dëmton pemët e zonës.
Banori kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse dhe të merren masa nëse konstatohen shkelje.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa ruan anonimatin e qytetarit që e ka përcjellë rastin.