“Makina e braktisur te dera e shkollës”/ Apel për pastrimin e ambientit në Vlorë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.09.2026, 00:04

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një automjet të braktisur prej vitesh pranë derës së shkollës “Teli Ndini”, në Lagjen 15 Tetori, Vlorë.

Në pamjet e dërguara shihet makina e vjetër, me goma të shfryra dhe e mbuluar nga gjethet e papastërtitë, ngjitur me hyrjen e shkollës.

Sipas denoncuesit, automjeti është kthyer në një ambient ku mund të grumbullohen mbetje dhe brejtës, duke ngritur shqetësime për higjienën pranë shkollës.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për largimin e automjetit dhe pastrimin e zonës, veçanërisht në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

JOQ Albania publikon pamjet dhe apelin për një ambient më të pastër dhe të sigurt pranë shkollës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit