Dita e 110 para Kryeministrisë: Qytetarët marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.09.2026, 21:41

Protestuesit janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë në atë që shënon protestën e 110-të radhazi kundër klasës së vjetër politike. Tubimi ka nisur me mbërritjen e pjesëmarrësve dhe fjalimet e mbajtura nga organizatorët dhe përfaqësuesit e protestës, të cilët kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Pas fjalimeve, situata ka kaluar në marshim, ku turma e protestuesve është drejtuar nga Kryeministria drejt Komisariatit numër 1, vend ku ndodhen të shoqëruarit nga policia pas tensioneve të regjistruara.

Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë marrë masa sigurie duke u vendosur përpara ndërtesës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare, ndërsa pranë turmës është pozicionuar edhe një autobot uji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit