Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një produkt kuskusi, të cilin thotë se e ka blerë para dy ditësh.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetarja shkruan:
“Përshëndetje, ja çfarë hamë. Pardje e bleva.”
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një kavanoz me kuskus, brenda të cilit dallohen disa insekte të vogla.
Sipas qytetares, ajo e ka hapur produktin dy ditë pas blerjes dhe ka konstatuar praninë e insekteve. Ajo thotë se raste të ngjashme i janë shfaqur edhe më parë te produkte si orizi, makaronat, niseshtja dhe mielli.
“Përshëndetje, marr shkak për të denoncuar, duke qenë se para dy ditësh kam blerë kuskusin dhe më ndodh të hap sot bufetë dhe shikoj insekte brenda.”
Qytetarja shprehet e shqetësuar për cilësinë dhe kontrollin e produkteve ushqimore që tregtohen në vend.
“Por të bëhet me insekte brenda dy ditësh do të thotë që ushqimet tona në Shqipëri nuk kontrollohen. Thjesht duan të vjedhin edhe të shesin.”
Ajo ngre shqetësimin edhe për konsumimin e këtyre produkteve nga fëmijët, ndërsa në fund të videos reagon për sasinë e insekteve që sheh në produkt:
“Ua, sa krimba ka, pupu!”
Nga pamjet nuk mund të përcaktohet se kur janë shfaqur insektet apo nëse problemi lidhet me produktin, paketimin, kushtet e ruajtjes apo mënyrën e magazinimit. Për këtë arsye, rasti kërkon verifikim dhe, nëse është e nevojshme, analizë laboratorike nga institucionet përgjegjëse.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetares, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga subjekti që e ka tregtuar produktin dhe institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.