“Ne parkojmë në vendet përkatëse, shefja e policisë Bashkiake jep urdhër të na gjobisin”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.09.2026, 18:20

Një punonjës i Bashkisë Has i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, ka ndodhur ditën e sotme pranë ambienteve të bashkisë.

Punonjësi, pretendon se është gjobitur me 3 mijë lekë të rinj nga Policia Bashkiake pas një debati me shefen e këtij shërbimi, Arberie Rada.

Sipas denoncuesit, automjeti i tij ishte parkuar përpara Bashkisë Has, në një hapësirë ku ndodhet tabela “E rezervuar për institucionin”. Ai thotë se e ka konsideruar parkimin të rregullt, ndërsa më pas është telefonuar nga punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët i kanë kërkuar ta largonte automjetin.

Malaj pretendon se nuk e ka lëvizur makinën, pasi e ka konsideruar kërkesën të padrejtë. Pas debatit që, sipas tij, ka pasur me shefen e Policisë Bashkiake, ai pretendon se kjo e fundit ka urdhëruar një prej policëve bashkiakë që ta gjobiste me 3 mijë lekë të rinj.

“Jam një punonjës i Bashkisë Has dhe realisht këtë problem e kanë të gjithë punonjësit me shefen e Policisë Bashkiake”, shprehet denoncuesi.

Ai pretendon gjithashtu se punonjësi i Policisë Bashkiake është vendosur përballë zgjedhjes për t’i vendosur gjobën ose për të humbur ditën e punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit