Gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2026, 17:05

Pas vendimit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Trupi Gjykues ka nisur procedurat për fazën e reparacioneve ndaj viktimave.

Kreu i trupit gjykues, Charles L. Smith, ka marrë vendim më 16 shtator, të publikuar sot, ku parashikohet nisja e procedurës për nxjerrjen e një urdhri për reparacione, në bazë të nenit 22(8) dhe rregullës 168.

Sipas vendimit, Mbrojtja ka afat deri më 22 shtator për të paraqitur kundërshtimet e saj, ndërsa Përfaqësuesi i Viktimave duhet të dorëzojë kërkesën konkrete për reparacione deri më 14 tetor 2026.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Mbrojtja do të kenë afat deri më 4 nëntor për të paraqitur përgjigjet e tyre.

Procedura për reparacionet do të vazhdojë nëse nuk paraqiten kundërshtime nga Mbrojtja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit