Pa rrugë e në baltë sa herë bie shi, banorët e Shushicës kërkojnë shtrimin e rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2026, 12:49

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një rruge në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Ai ka treguar se rruga është në gjendje shumë të keqe dhe banorët kanë probleme të vazhdueshme me automjetet, duke përfunduar shpesh në servise për shkak të dëmtimeve të gomave dhe pjesëve të tjera të makinave.

Qytetari thotë se banorët kanë bërë kërkesa pranë komunës/bashkisë, por u është thënë se nuk ka fonde për shtrimin e rrugës. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 10 metra rrugë që nuk janë të shtruara.

Banorët janë mbledhur disa herë dhe kanë hedhur vetë zhavorr për ta bërë rrugën të kalueshme, por sa herë bie shi, zhavorri merret nga uji dhe rruga bëhet sërish e pakalueshme.

“E kemi shtruar vetë dy herë, jemi mbledhur 2-3 shtëpi, por prapë nuk mban. Kur bie shi, merr të gjithë zhavorrin dhe rruga bëhet e pakalueshme”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit