Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.09.2026, 11:54

Vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme, ku një grup protestuesish kanë hedhur letra higjienike në drejtim të efektivëve të policisë. Situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa policia ka vijuar të mbajë kordonin e sigurisë përpara godinës.

Në një moment, një prej protestuesve është përplasur me një efektiv dhe më pas ka tentuar të çajë kordonin policor. Ai është ndaluar nga policia, veprim që është kundërshtuar menjëherë nga protestuesit e tjerë, duke rritur tensionet në zonën përpara Ministrisë së Brendshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit