“Vezët e koranit janë prishur në inkubator, kryetari shoqatës na detyron t’i mbledhim para kohe”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2026, 11:14

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e vezëve të koranit në Pogradec, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës.

Në një denoncim të shoqëruar edhe me video, qytetari tregon se një pjesë e vezëve të koranit janë të dëmtuara dhe se situata në zonë është përkeqësuar. Ai i drejtohet ministrit të bujqësisë Andis Salla dhe kërkon që gjendja të kontrollohet në terren.

Shikojini pak vezët e koranit të Pogradecit për vitin 2026. Vezët janë të prishura. Zoti ministër, mos rrini i qetë për këtë situatë”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Sipas tij, janë bërë përpjekje për të kërkuar ndihmë në Pogradec, por shqetësimi nuk është marrë përsipër nga institucionet apo strukturat përkatëse.

Në denoncimin e tij qytetari përmend edhe Shoqatën e Peshkimit Pogradec dhe kryetarin e saj, Adriatik Dokollari duke thënë se ai i detyron të mbledhin vezët sa më parë që inkubatoret ti shfrytëzojë për qëllime personale.

Qytetari shpreh shqetësim edhe për peshkimin dhe rrjetat e përdorura në zonë, duke kërkuar kontrolle dhe ndërhyrje më të shpejtë.

Është bërë një masakër. Shikojeni pak, sepse thonë se është rasati i mirë, por është i gjithë i prishur, siç është edhe në video”, thotë ai.

Qytetari kërkon që institucionet kompetente të verifikojnë situatën dhe të marrin masa nëse konstatohen shkelje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit