Një 21-vjeçare ka humbur jetën sonte pas një aksidenti të rëndë në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25 në rrugën që çon drejt fshatit Kobaj, ku e reja është goditur nga një automjet.
Ajo është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia është njoftuar nga spitali rreth orës 21:00 për vdekjen e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me konsultimin e prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.