Protesta e 109-të/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.09.2026, 22:53

Është mbyllur pjesa e fjalimeve të protestës së 109-të në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas iu drejtuan Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe protestën kundër qeverisë.

Protesta e sotme u zhvillua në një ditë të rëndësishme edhe për Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Gjatë tubimit në Tiranë u dëgjuan edhe thirrje në mbështetje të UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu një tjetër tubim nesër në orën 10:00 para Parlamentit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca plenare.

Protesta e 109-të po mbyllet, por organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit