Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim të publikuar në Instagram, ajo ka shpërndarë simbolin e UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “#LIRIAKAEMER”.
Reagimi i saj vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas vendimit të shpallur nga gjykata, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.
Postimi i Dua Lipës është bërë menjëherë pas shpalljes së vendimit dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
