“Këmbësorët të kalojnë nga rruga”/ Të fortët zënë trotuarin me makina në Don Bosko

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.09.2026, 20:54

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar parkimin e automjeteve mbi trotuar në zonën e Don Boskos, Tiranë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet i parkuar tërësisht mbi trotuar, pranë tezgave të fruta-perimeve.

Parkimi bllokon hapësirën e dedikuar për këmbësorët, duke i detyruar ata të kalojnë në hapësira të ngushta ose pranë rrugës.

Situata është filmuar gjatë ditës, ndërsa qytetari kërkon më shumë kontroll ndaj automjeteve që zënë trotuaret dhe pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.

JOQ Albania publikon pamjet nga Don Bosko, duke sjellë në vëmendje një tjetër rast të zënies së hapësirave të këmbësorëve nga automjetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit