Sondazhi në JOQ: 86% e shqiptarëve pro dorëheqjes së Erion Veliajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.09.2026, 18:50

Ditën e djeshme, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për lënien në burg të kryebashkiakut Erion Veliaj, redaksia e JOQ Albania publikoi një sondazh ku la në dorë të qytetarëve nëse duhet të largohet nga posti. Përgjigjja ishte një uragan i vërtetë: 86% e shqiptarëve pra mijëra persona votuan me një "PO" të prerë, duke nxjerrë përfundimisht "kartonin e kuq" për njeriun që e ktheu Tiranën në pronë private.

Pasi dyert e qelisë u kyçën përfundimisht nga Gjykata e Lartë, ja cilat janë akuzat përvëluese që e zhytën Veliajn në fundin e tij politik:

Korrupsion pasiv i funksionarit të lartë publik- Veliaj dyshohet se ka përfituar favore dhe përfitime të parregullta në lidhje me funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këto përfitime janë lidhur me marrëdhënie me subjekte private, kompani dhe persona që kanë pasur interesa në Bashkinë e Tiranës.

Pastrimi i parave- Një pjesë e hetimit lidhet me dyshimet se para me origjinë të paligjshme janë kaluar përmes transaksioneve, subjekteve apo formave të tjera financiare për t’u fshehur burimi i tyre.

Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i pasurisë- Veliaj nuk ka deklaruar në mënyrë të plotë ose të saktë disa pasuri, të ardhura apo përfitime që sipas ligjit duhet të deklarohen nga një zyrtar i lartë.

Shpërdorim detyre- Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar bashkie, Veliaj ka kryer veprime ose ka marrë vendime që bien ndesh me detyrimet ligjore të një zyrtari publik.

Lidhje me kompani dhe persona privatë- Një pjesë e rëndësishme e hetimit të SPAK lidhet me pretendimin se persona ose kompani private kanë përfituar nga marrëdhëniet me Bashkinë e Tiranës dhe më pas kanë krijuar përfitime që sipas prokurorisë kanë shkuar te persona të lidhur me Veliajn.

Populli e dha verdiktin e tij: 86% e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë nuk e do më në krye të bashkisë! Çështja tashmë nuk është nëse Erion Veliaj është i fajshëm përballë SPAK-ut, por se sa orë i kanë mbetur pa firmosur dorëheqjen zyrtare nga qelia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit