Prishtinë/ Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Hagës, çifti kryen veprime të turpshme në ballkon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2026, 15:46

Ndërkohë që në rrugët e Prishtinës po zhvillohen protesta e tubime lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e protestuesve.

Në qendër të Prishtinës, një çift është filmuar nga kalimtarët teksa kryente veprime të papërshtatshme në ballkonin e një hoteli. Pamjet, të regjistruara gjatë ditës së sotme, kanë tërhequr vëmendjen e protestuesve që ndodheshin aty peanë pranë.

Nuk dihet nëse çifti është nga Kosova apo bëhet fjalë për turistë pasi për momentjn identiteti i tyre mbetet i panjohur.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe vëmendje të veçantë në mesin e protestuesve, të cilët po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit e konsiderojnë vendimin të padrejtë dhe shprehen se ai nuk përfaqëson qëndrimin e popullit të Kosovës.

Kliko për të parë videon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit