Studentët e mjekësisë që në orën 4 të mëngjesit në radhën e konviktit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2026, 14:55

Studentët që po kryejnë regjistrimet për akomodimin në konviktet pranë godinave të Mjekësisë denoncojnë pritje të gjata dhe vështirësi gjatë procesit.

Një student i pranishëm në radhë shprehet se ka mbërritur që në orën 04:00 të mëngjesit por edhe pse ora po shkon 15:00, procesi për shumë prej studentëve ende nuk ka përfunduar.

Që në orën 4 të mëngjesit jemi këtu. Deri tani, ora është gati 3 dhe punët kanë mbaruar vetëm për disa. Ne të tjerët vazhdojmë të presim në radhë, pa e ditur nëse do ta mbyllim procesin sot apo jo”, raporton studenti.

Sipas tij, situata është shoqëruar edhe me pakënaqësi për kushtet e akomodimit.

“U bëmë copash për një copë dhomë që as kushtet bazë nuk i ka”, shprehet ai.

Studentët kërkojnë që procesi i regjistrimit të zhvillohet në mënyrë më të organizuar dhe që problematikat lidhur me kushtet e konvikteve të marrin zgjidhje. Ata hedhin akuza për favorizime për ata që kanë miq e njohje në administratën e univeristetit duke mbaruar punë të parët dhe papritur fare në radhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit