Djathë, allçi apo qumësht për kafe, çfarë mund të jetë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2026, 11:10

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre dyshime mbi cilësinë e qumështit “Barista”, i përdorur në shumë bare e lokale për kafe dhe nënrprodukte të tjera.

Ai ka treguar se prej kohësh ka vënë re se qumështi ka një shije të pazakontë, të cilën e përshkruan si “shije uji”. Por shqetësimi i tij është shtuar pas hapjes së një paketimi të ri.

Pasi e ka hedhur qumështin në një enë, qytetari thotë se ka konstatuar një masë të fortë brenda produktit, e cila, sipas tij, ngjasonte me gëlqeren, allçinë madje edhe djathin.

“Kemi pasur vazhdimisht probleme me qumështin, është si gëlqere dhe ka shije uji. E sapo hapa dhe pashë që kishte një copë si djathë a allçi”, shprehet ai në mesazhin drejtuar redaksisë.

Në videot dhe fotot e dërguara prej tij shfaqet paketimi i qumështit, si dhe masa e pazakontë që pretendohet se është gjetur brenda tij.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarë ngrenë shqetësime lidhur me qumështin Barista, duke dëshmuar se janë përballur me probleme të ngjashme edhe më parë me këtë produkt. Denoncime të tilla ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e qumështit dhe standardet e kontrollit të tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga kompania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit