Edhe pak orë nga vendimi historik në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2026, 08:55

Sot pritet të zbardhet vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten para Dhomave të Specializuara të Kosovës në orën 10:00, ku pritet të publikohet aktgjykimi lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

Vendimi nga Haga po pritet me vëmendje të madhe në Kosovë, ndërsa qytetarë dhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së po ndjekin nga afër zhvillimet.

Të gjitha zhvillimet nga seanca pritet të raportohen gjatë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit