Nata e pritjes në Prishtinë para vendimit të Hagës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.09.2026, 07:56

Nata në Prishtinë kaloi ndryshe. Pas mesnatës, sheshi “Skënderbeu” nuk u boshatis, ndërsa qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën rreth zjarrit për të pritur mëngjesin e vendimit të Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nën tingujt e kitarës dhe çiftelisë, të pranishmit kënduan këngë patriotike dhe ato kushtuar ish-drejtuesve të UÇK-së. Në kor u dëgjua edhe kënga “T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jem ushtar të Hashim Thaçit…”, ndërsa në shesh u shpalosën flamuj të UÇK-së.

Kafeja e ngrohtë dhe bisedat shoqëruan qytetarët gjatë gjithë natës. Disa qëndruan pranë zjarrit, ndërsa të tjerë në këmbë për orë të tëra, duke pritur të njëjtin moment: orën 10:00, kur nga Haga pritej të lexohej vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit