URGJENTE: 7-vjeçari është zhdukur prej orës 16:30 në Kukës, kërkohet ndihma e qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2026, 23:53

Kërkohet me urgjencë ndihma e qytetarëve për gjetjen e 7-vjeçarit Alteo Cenaj, i cili është larguar nga zona e Gostilit në Kukës dhe nuk është gjetur ende.

Sipas familjarëve, Alteo është parë për herë të fundit rreth orës 16:30 të pasdites së sotme. Kanë kaluar disa orë dhe familja vijon kërkimet, ndërsa shqetësimi për vogëlushin është i madh.

Familjarët konfirmojnë gjithashtu se 7-vjeçari është autik, çka e bën edhe më urgjente gjetjen e tij.

Alteo ka nisur klasën e parë ditën e sotme.

Kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 239 2070 ose të njoftojë autoritetet.

Ju lutemi, shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim. Çdo informacion mund të jetë vendimtar për kthimin e Alteos pranë familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit