“Skifterja nr. 2”/ I merr sërish lulen biznesit në Fresk, kapet nga kamerat

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 15.09.2026, 20:25

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e një vazoje me lule në Fresk, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2026, rreth orës 06:07 të mëngjesit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një grua e veshur me tuta të kuqe, e cila afrohet pranë një biznesi dhe merr një vazo me lule të vendosur jashtë.

Ajo largohet duke mbajtur vazon me vete, ndërsa gjatë rrugës kthehet edhe një herë dhe vazhdon të largohet me lulen.

Sipas denoncuesit, ky nuk është rasti i parë. Ai pretendon se e njëjta grua e ka marrë edhe më parë një lule dhe, pasi rasti ishte publikuar, e kishte rikthyer duke kërkuar falje.

“Kjo është skifteri nr. 2. E morën një herë lulen dhe mbasi doli te ju e sollën përsëri, edhe duke kërkuar të falur. Tani skifteri nr. 2 e mori prapë lulen.”

Sipas banorëve, vjedhje të ngjashme të luleve dhe vazove të vendosura jashtë bizneseve janë kthyer në shqetësim në zonën e Freskut.

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe denoncimin e qytetarit, duke sjellë në vëmendje rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit