Kush ishin “3 musketierët” që refuzuan paratë e Veliajt?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.09.2026, 21:39

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet i arrestuar që prej 10 shkurtit 2025. Vendimi u mor nga treshja gjykuese e përbërë nga relatori Sandër Simoni dhe anëtarët Genti Shala e Valbon Cekrezi, të cilët nuk u bindën nga kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë në raport me detyrën e tij zyrtare.

Kjo trupë gjykuese vendosi të mbajë në fuqi vendimet e dy shkallëve të GJKKO-së, megjithëse ekzistonte një pritshmëri për zbutjen e masës pas vendimit unifikues të vetë Gjykatës së Lartë dhe udhëzimeve të Kushtetueses.

Kush janë 3 gjyqtarët e çështjes:

  • Sandër Simoni (Relator): Gjyqtar me përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i cili ka shërbyer më parë si kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe më pas si gjyqtar në Gjkko përpara emërimit në Gjykatën e Lartë.
  • Genti Shala (Anëtar): Anëtar i trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë, me një karrierë të gjatë në gjyqësor, përfshirë funksionet e mëparshme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Apelin e GJKKO-së.
  • Valbon Cekrezi (Anëtar): Gjyqtar që ka ushtruar detyrën në shkallët e apelit përpara promovimit në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

Tashmë gjyqtarët kanë 60 ditë kohë ligjore për të arsyetuar me shkrim pse për Veliajn nuk mund të piqeshin kushtet për një masë më të lehtë sigurie, duke marrë parasysh edhe të drejtën e qytetarëve të Tiranës për përfaqësim. Burimet bëjnë me dije se zbardhja e vendimit do të përshpejtohet për shkak të rëndësisë publike të çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit