Qytetari lahet në lumin Lana bashkë me minjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2026, 16:21

Një qytetar është filmuar këtë pasdite duke u larë në lumin Lana, pavarësisht temperaturave që janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Mesa duket, vapa ka qenë e mjaftueshme për ta shtyrë atë të hyjë në ujërat e Lanës për t’u freskuar.

Por qytetari nuk ishte i vetëm në lumë. Pak metra më tutje, në ujë janë futur me shpejtësi edhe një tufë minjsh.

Në pamjet e filmuara, shihet grupi i minjve që lëviz drejt lumit dhe futet në ujë, ndërsa qytetari vijon të lahet vetëm pak metra larg tyre.

Pamjet ngrejnë edhe një herë pikëpyetjet për rrezikun që paraqet kontakti me ujin e Lanës, i cili është i ndotur dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për larje apo kontakt të drejtpërdrejtë me trupin.

Ujërat e ndotura mund të përmbajnë baktere dhe mikroorganizma që mund të shkaktojnë infeksione dhe probleme shëndetësore, veçanërisht në rast të kontaktit me plagë apo gëlltitjes së ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit