Vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas raportimit nga Haga, gjyqtari Charles Smith ka vendosur që dy ish-krerëve të UÇK-së t’u vazhdohet paraburgimi edhe për një periudhë prej dy muajsh.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendim të ri edhe për dy të akuzuarit e tjerë. Verdikti përfundimtar ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet nesër.