SHBA vendos armë hapësinore në orbitën e Tokës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2026, 14:50

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë se kanë vendosur një armë hapësinore në orbitën e Tokës. Sekretari i Forcave Ajrore amerikane, Troy Meink, deklaroi se kjo aftësi është e nevojshme për mbrojtjen e forcave amerikane nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve. Duke folur në Konferencën e Ajrit, Hapësirës dhe Kibernetikës, Meink nuk dha detaje mbi llojin e armës, aftësitë e saj apo datën kur ajo është vendosur në orbitë.

SHBA-ja dhe fuqitë e tjera ushtarake kanë shtuar vitet e fundit investimet në aftësitë hapësinore, ndërsa Rusia dhe Kina po zhvillojnë teknologji që mund të synojnë ose pengojnë satelitët. Forca Hapësinore amerikane ka deklaruar se “kontrolli i hapësirës” mund të përfshijë mjete kinetike dhe jo-kinetike për të penguar, dëmtuar apo, nëse është e nevojshme, shkatërruar aftësitë e kundërshtarit. Këto kapacitete mund të përdoren si për qëllime mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese.

Zhvillimi vjen në një kohë kur hapësira po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një fushë e mundshme konflikti. Traktati i vitit 1967 ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në orbitë, por nuk ndalon të gjitha llojet e armëve hapësinore. Administrata Trump ka përfshirë gjithashtu aftësitë hapësinore në planet për sistemin mbrojtës “Kupola e Artë”, ndërsa Uashingtoni, Moska dhe Pekini vazhdojnë të zhvillojnë teknologji për mbrojtjen dhe sulmin ndaj satelitëve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit