Viti i ri shkollor ka nisur dje, por në shkollën 9-vjeçare “Beqir Halili”, në Rrajcë-Bardhaj, Bashkia Prrenjas, nxënësit po përballen me kushte shqetësuese. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, në ambientet e shkollës nuk është ndërmarrë asnjë masë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, ndërsa gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.
Prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, pasi në ambientet përreth shkollës raportohet se ka hardhuca dhe gjarpërinj. “Krejt hardhuca e gjarpërinj nëpër këmbë, kemi frikë t’i dërgojmë kalamajtë në shkollë”, shkruan një prej denoncuesve, duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.
Kërkohet që Bashkia Prrenjas dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa për pastrimin dhe sistemimin e menjëhershëm të ambienteve, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë mësimin në kushte të sigurta dhe të përshtatshme.