Edi Rama na ka folur jo pak për rrugën europiane të Shqipërisë, por duket se kjo rrugë ka edhe një version shumë më konkret në Lundër.
Sepse nëse dikush do të donte të kuptonte se si duket “rruga europiane” në terrenin shqiptar, mjafton të kalojë nga Lundra. Aty, Europa duket se është nisur prej kohësh, por ka ngecur rrugës.
Në vend të standardeve europiane, qytetarët përballen me një realitet që të kujton më shumë një rrugë të harruar sesa hyrjen në një zonë pranë kryeqytetit. Dhe ironia bëhet edhe më e madhe kur mendon se ndërkohë na serviren çdo ditë fjalime për zhvillim, modernizim dhe integrim europian.
Ndoshta Bashkia dhe qeveria kanë vendosur që integrimin ta bëjnë me hapa të vegjël, aq të vegjël sa qytetarët duhet të kalojnë një nga një gropat përpara se të mbërrijnë në Europë.
Sepse Shqipëria mund të jetë në rrugën drejt BE-së, por në Lundër pyetja është tjetër: a mund të rregullohet më parë rruga që të çon atje?