“Banori te ‘21-shi’ kryen nevojat personale nga ballkoni”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2026, 12:40

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese të ndodhur në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Sipas denoncimit, një person që banon në një prej pallateve të zonës del në ballkon dhe kryen nevojat personale aty jashtë duke shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi te banorët e tjerë.

Qytetari shprehet se kjo situatë është bërë shqetësuese për komunitetin dhe kërkon që institucionet përkatëse të verifikojnë rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, të merren masat e nevojshme.

“Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj këtë rastin tek 21 Dhjetori. Një person del në ballkon dhe kryen nevojat e tij personale. Ju lutem të merren masa”, shkruan denoncuesi.

Banorët presin që rasti të verifikohet nga autoritetet dhe të gjendet një zgjidhje për situatën pasi nuk dihet nëse ky qytetar ka probleme të shëndetit mendor apo jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit