Protestuesit mblidhen para Gjykatës së Lartë: Lëreni Veliajn në qeli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2026, 10:30

Ditën e sotme, qytetarë janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë, ku po zhvillohet seanca gjyqësore për masën e arrestit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë bërë thirrje drejtuar trupit gjykues që të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj Veliajt. Ata kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me çështjen, ndërsa seanca vijon në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i gjykatës pritet të përcaktojë nëse masa e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet. Seanca zhvillohet në një kohë kur çështja ndaj Veliajt vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit