Një punëtor ka mbetur i lënduar gjatë punës në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 10:00, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar me vendim të prokurorit.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.